Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar qytetarët e Vushtrrisë për mbështetje profesionale për gra dhe vajza në Vushtrri.
Idrizi ka thënë se sot ishte pjesë e takimit të IADK- USAID, ku u mbajt sesioni informues për krijimin e partneriteteve ndërsektoriale në përpunimin e ushqimit, me fokus në sektorin e përpunimit të pemëve dhe perimeve.
“Komuna e Vushtrrisë po e mbështet zhvillimin profesional të grave dhe vajzave, duke bashkëfinancuar me IADK-në, projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” , si dhe duke financuar 100% zhvillimin profesional në tri profile për 70 gra e vajza” shkruan Idrizi.
Përveç kësaj Idrizi ka thënë se bashkëpunimi me IADK do të vazhdojë edhe në vitin 2023.