Komuna e Vushtrrisë përmes operatorëve të kontraktuar ka fillur me punimet për sanimin e dëmeve nga vërshimet e para disa ditëve më parë.
Këtë e ka njoftuar përmes faqes zyrtare ku njoftohet se kanë filluar punimet për të rehabilituar këto dëme.
“Pas reshjeve të shiut që sollën rritje të nivelit të ujit në zona të caktuara dhe të cilat shkaktuan edhe dëme, qoftë si pasojë e vërshimeve apo ndërhyrjeve të kompanive që u angazhuan maksimalisht për ta menaxhuar situatën, Komuna e Vushtrrisë ka filluar punën në rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të kanaleve kulluese në të gjitha vendet ku intervenimi është e nevojshëm.” shkruan në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.